Sot aksion për pastrimin e Prilluzhës

6 Nëntor 2016 - 08:28      

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” vazhdon me organizimin e aksioneve për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave nga zona të ndryshme të vendit dhe njëkohësisht, vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e një mjedisi të pastër.

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, sot do të organizohet aksioni i radhës, në Lagjen e romëve në Prilluzhë të Vushtrrisë nga ora 10:00.

Aksioni do të realizohet nga vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” dhe banorët e të gjitha komuniteteve që jetojnë atje, transmeton KP.

Po ashtu, pjesëmarrës në aksion do të jetë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit rom, Kujtim Paqaku, i cili po ashtu ka ndihmuar edhe në organizim të aksionit.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjen regjionale të pastrimit “Uniteti” dhe ndërmarrjen “Ar-beton”, të cilat përveç punëtorëve, do të ofrojnë edhe makinerinë e tyre për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale.

“Let’s Do It Kosova” u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e aksioneve, ta përkrahin fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe të organizohen për largimin e mbeturinave nga lagjet ku ata jetojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...