Foto: Koha

Dëmtohen rrugët me kubëza ende pa përfunduar projekti [video]

5 Nëntor 2016 - 22:23      

Banorët e Velekincës së Gjilanit ankohen se trotuaret e rregulluara me kubëza betoni, brenda një kohe të shkurtër, janë dëmtuar.

Thonë se aty punimet u ndërprenë ende pa përfunduar projekti dhe se kompania nuk i ka rregulluar dëmet, raporton KTV.

Sipas tyre, punëkryesin nuk e ka mbikëqyrur askush gjatë punimeve dhe për këtë shkak, punët janë bërë shkel e shko.

Drejtori i shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, thotë se kanë kërkuar nga kompania që të rregullojë dëmet e shkaktuara.

Ndryshe sipas tij, nuk do të bëhet pranimi teknik i këtij projekti. 


Dëmtohen rrugët me kubëza ende pa përfunduar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...