5 Nëntor 2016 - 18:48
Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për këtë vit, nesër më 6 nëntor, do të organizohet aksioni i radhës, i cili do të fillojë në orën 10:00, në lagjen e romëve në Prilluzhë të Vushtrrisë.
“Aksioni i nesërm do të realizohet nga vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” dhe banorët e të gjitha komuniteteve që jetojnë atje, gjë që do të ndikojë që aksioni i nesërm të jetë multi-etnik”, thuhet në njoftimin për media të kësaj lëvizjeje.
Po ashtu, sipas komunikatës, pjesëmarrës në aksion do të jetë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit rom, Kujtim Paqaku, i cili po ashtu ka ndihmuar edhe në organizim të aksionit.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjen regjionale të pastrimit “Uniteti” dhe ndërmarrjen “Ar-beton”, të cilat përveç punëtorëve, do të ofrojnë edhe makinerinë e tyre për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale.
“Let’s Do It Kosova” u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e aksioneve tona, ta përkrahin fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe të organizohen për largimin e mbeturinave nga lagjet ku ata jetojnë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...