5 Nëntor 2016 - 12:34
Këto ankesa fermerët tashmë zyrtarisht i kanë adresuar edhe në Komunë prej më shumë se 15 ditësh, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje. Shukri Maliqi, qytetar nga Ferizaj, është ankuar se lopa e vetme i kishte ngordhur, ndërkohë nuk ka mundësi financiare ta blejë sërish një të tillë. “Nga sëmundja gungore jemi dëmtuar, sepse lopa e vetme më ka ngordhur, ndërkaq tashti nuk po kemi mundësi financiare ta blejmë një tjetër.
Fëmijët i kemi ushqyer me qumësht të lopës, e tashti nuk po kemi para për të blerë në market, sepse nuk jemi askush të punësuar, prandaj kërkojmë nga Komuna të na mbështesë në kompensim, sepse në të vërtetë jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, ka kërkuar Maliqi. Ndërkaq Artan Pajaziti, fermer i lopëve nga Ferizaj, ka thënë se ka kërkuar nga Komuna t’ia bëjë kompensimin e dy lopëve të cilat i kanë ngordhur nga sëmundja gungore, mirëpo prej më shumë se 15 ditësh nuk ka marrë asnjë përgjigje...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...