Ankesa e konkurrentit kthen në rivlerësim tenderin për mjete teknike

5 Nëntor 2016 - 11:32      

Prizren, 5 nëntor – Tenderi i Komunës së Prizrenit për furnizim të administratës me kompjuterë dhe pajisje të tjera të teknologjisë informative është kthyer në rivlerësim, në saje të një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Një vendim të tillë ‘Gjykata e tenderëve’ e ka marrë pasi ka konstatuar se Komuna e Prizrenit kishte shkelur dispozitat e Ligjit të prokurimit publik. Kësisoj, OSHP-ja ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Ari Tech" - Prishtinë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.

"Refuzohet vendimi për dhënie të kontratës, lidhur me procedurën e prokurimit me titull: 'Furnizimi me kompjuterë dhe pajisje të tjera të IT-së për Administratës komunale'...Urdhërohet autoriteti kontraktues (Komuna Prizren) që procedurën e prokurimit me titull: 'Furnizimi me kompjuterë dhe pajisje të tjera të IT-së për Administratës komunale' ta kthejë në rivlerësim", thuhet në vendimin e OSHP-së...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...