5 Nëntor 2016 - 10:39
Një vendim i tillë nga kreu i Ekzekutivit lokal është marrë pasi që posti i drejtuesit të Arsimit kishte mbetur vakant, si pasojë e zbatimit të një vendimi të plotfuqishëm gjyqësor. Në një prononcim për gazetën, kryetari Jenuzi ka theksuar se vendimi është i përkohshëm, meqë është në kërkim të një profesionisti për ta emëruar në krye të Drejtorisë së Arsimit.
“Tafil Krasniqi, që aktualisht është drejtor i Emergjencave, është caktuar edhe si ushtrues detyre i drejtorit në Drejtorinë e Arsimit. Krasniqi përkohësisht do t’i mbajë të dy pozitat, derisa të emërohet drejtori i ri i Arsimit”, ka thënë Jenuzi. Ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor të përafërt se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Jemi në kërkim e sipër, do të shohim”, është shprehur Jenuzi.
Muajin e kaluar kryetari Jenuzi pati liruar nga detyra drejtorin komunal të Arsimit, Hajri Ramadani, i cili muaj më parë ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me vendim të plotfuqishëm të organeve të gjyqësorit të Kosovës. Një vendim të tillë, i pari i Dragashit e kishte marrë pasi që kishte pranuar një shkresë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me anë së cilës njoftohej për nevojën e ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Ramadanit, që vërtetonte dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...