Dështon furnizimi i shkollave me lëndë për ngrohje

5 Nëntor 2016 - 09:37      

Lipjan, 5 nëntor – Komuna e Lipjanit për këtë vit shkollor ende nuk ka arritur t’i furnizojë të gjitha shkollat me dru për ngrohje, ndërkohë rreth kësaj çështjeje telashe më të mëdha janë paraqitur në SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan, derisa kjo shkollë numëron afro një mijë nxënës, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër zyrtarët komunalë në Lipjan kanë thënë se muaj më parë Ministria e Arsimit ka marrë në përgjegjësi zhvillimin e procedurave të prokurimit për furnizim të shkollave me dru, ndërkohë në momentet e fundit sërish ka marrë vendim që komunat ta bëjnë vetë përzgjedhjen e operatorëve.

Po ashtu zyrtarët komunalë kanë thënë se Drejtoria e arsimit dhe ajo e prokurimit tashmë kanë përfunduar të gjitha proceduar e tenderimit, ndërkohë kompania fituese ka nisur t’i furnizojë rreth 20 shkolla me lëndë djegëse për ngrohje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...