Banorët kërkojnë semaforë në vendin ku humbën jetën dy persona

5 Nëntor 2016 - 08:34      

Fushë-Kosovë, 5 nëntor – Banorët e fshatit Miradi të Poshtme të Fushë-Kosovës po kërkojnë që të vendosen semaforë në vendin ku u aksidentuan për vdekje dy femra të këtij fshati.

Ata thonë se janë çdo ditë në rrezik kur kalojnë magjistralen Prishtinë-Pejë, pasi aty nuk ka as vendkalim për këmbësorë (zebra) dhe se shpejtësia që zhvillojnë makinat në këtë pjesë është shumë e madhe. Këta banorë të Miradisë së Poshtme kanë protestuar për dy të diela rresht dhe kanë paralajmëruar edhe protestën e tretë, pasi sipas tyre ende nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

Njëri nga këta banorë, Jasir Krasniqi, thotë se mbi 300 shtëpi, sa ka ky fshat, kanë edhe fëmijë që shkojnë në shkollë dhe të gjithë duhet të kalojnë këtë rrugë pa vendkalim për këmbësorë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...