Lumi i ndotur i Livoçit në Gjilan rrezikon banorët e dy fshatarëve [video]

4 Nëntor 2016 - 20:29      

Banorët e Livoçit të Epërm dhe të Ulët, ndihen të rrezikuar nga lumi tejet i ndotur, i cili i ndan këto dy fshatra.

Ata janë në hall të madh, për shkak se përmes këtij lumi, rrjedhin ujërat e zeza, raporton KTV. Banorët thonë se me këtë problem janë në hall që një kohë te gjatë derisa frikësohen edhe prej ndonjë epidemie.

Sipas banorëve, askush nuk është interesuar për ta zgjidhur këtë problem, ani pse kryetari i tanishëm, Lutfi Haziri, ua kishte premtuar në kohë fushate instalimin e gypave të kanalizimit.

Opozita në qytetin Gjilanit thotë se Komuna nuk e ka në plan gjetjen e një zgjidhjeje, derisa kjo e fundit i lë përgjegjës banorët dhe kompanitë ndërtuese të cilat hedhin mbeturina.

Zyrtarët komunalë përgjegjës i bëjnë banorët e pandërgjegjshëm.

Sipas tyre, ata që nuk i paguajnë detyrimet ndaj kompanisë së pastrimit, detyrohen që mbeturinat t’i hedhin në lumë.


Lumi i ndotur i Livoçit në Gjilan rrezikon... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...