QKMF dhe QMF në Obiliq përfitojnë donacion për shërbime stomatologjike

4 Nëntor 2016 - 16:18      

Dy qendra të mjekësisë familjare në Obiliq kanë pranuar donacion për shërbime stomatologjike, transmeton Koha.net.

Drejtori i departamentit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Obiliq, Ibush Mjekiqi, pranoi donacion dy karrige stomatologjike nga Ministria e Shëndetësisë. Njëra karrige për QKMF-në në Obiliq dhe njëra në QMF-në në fshatin Plemetin.

“Këto dy karrige kanë qenë shumë të rëndësishme për shërbimet stomatologjike për qytetarët e komunës sonë. Së shpejti do të pranojmë edhe një aparat biokimik për bërjen e analizave në QKMF, që deri me tani, një gjë të tillë, nuk ka pasur as njëherë në Obiliq”, theksoi Mjekiqi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...