Në Drenas fillon realizimi i projekteve të financuara nga Ministria e Infrastrukturës

4 Nëntor 2016 - 12:05      

Pas nënshkrimit të memorandumit mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për financimin e projekteve në infrastrukturë rrugore, kanë filluar punimet tre vjeçare në segmentin e rrugës Drenas-Gradicë dhe Abri-Likoc, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Asfaltimi i rrugës Drenas-Gradicë ka vlerën prej 550 mijë euro dhe rruga do të punohet në tri segmente. Në segmentin e parë do të rregullohet rruga Drenas-Çikatovë e Vjetër në gjatësi mbi 3 kilometra, në segmentin e dytë 500 metra dhe segmenti i tret 1 kilometër. Punërkryesi do të jetë firma "Korabi", ndërsa projekti është tre vjeçar.

Po ashtu ka filluar rregullimi i rrugës Abri-Likoc që po ashtu është projekt tre vjeçar dhe vlera e investimit është 250 mijë euro që ky projekt ka fazën e dytë, por që do të punohet në katër segmente, ku ne të parin do të punohet në gjatësi prej mbi 1500 metra, ne të dytin 230 metra, në të tretin 150 metra dhe ne të katërtin 197 metra, ndërsa punëkryesi do të jetë operatori ekonomik "Shala". Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit do të asfaltohet edhe rruga në Komoran në vlerën prej 200 mijë eurove, por që ende nuk ka filluar, pasi që është në procedurën e prokurimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...