Drejtoria e Arsimit në Drenas me probleme të konkurseve [video]

3 Nëntor 2016 - 22:21      

Fitore Morinës i është kthyer si e bazuar ankesa e saj bërë në Inspektoratin e Punës lidhur me pozitën e mësimdhënëses në shkollën “Shaban Polluzha” në fshatin Korreticë e Epërme e Komunës të Drenasit, raporton KTV.

Ajo për këtë pozitë kishte konkurruar më 14 korrik dhe ankohet se personi që është pranuar në këtë vend pune nuk ishte intervistuar fare, transmeton Koha.net.

Në bazë të konstatimit inspektues, Drejtoria e Arsimit në Drenas obligohet të anulojë konkursin e muajit korrik dhe të rishpallë konkurs për të njëjtin vend pune.

Drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, thotë se askujt nuk po i bëhet e padrejtë, por ai gjendet para dy vendimeve të ndryshme për të dy kandidatët.

Ankesa për parregullsi në konkurs ka edhe Mentor Sallahi, i cili thotë se për lëndën e gjuhës angleze ka konkurruar në tri shkolla dhe edhe pse, siç thotë ka kualifikimin duhur, nuk e kanë marrë fare parasysh.


Drejtoria e Arsimit në Drenas me probleme të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...