3 Nëntor 2016 - 21:10
Të parën herë kundërkandidat e kishte Hasan Rashitin, tani nënkryetar në komunën e Kllokotit. Ai kishte bërë ankesë në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti për jo profesionalizmin e panelit intervistues. Gjykata kishte vendosur që të anulohet ai konkurs dhe të shpallët një tjetër, transmeton Koha.net.
Jahiri thotë se këtë e kishte bërë vetëm për shkak se nuk ishte pranuar ai si mësimdhënës.
Inspektorati i arsimit në Gjilan kishte rekomanduar që edhe konkursi i fundit të anulohet pasi që dy nga anëtarët e komisionit nuk kishin nënshkruar testin me shkrim të Laura Jahirit, pa dhënë ndonjë sqarim.
Drejtori i kësaj shkolle, Fatmir Hetemi i cili kishte qenë edhe kryetar i komisionit intervistues, thotë që ky ka qenë vetëm pretekst për ta anuluar konkursin, pasi sipas tij Laura ka qenë kandidatja e vetme që ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Një mësimdhënëse iu desh dy herë të konkurrojë... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...