24 nxënës të Sfaraqakut nga e hëna pa mësim, Komuna ua ndal transportin [video]

3 Nëntor 2016 - 19:56      

Njëzet e katër nxënës nga Sfaraqaku i Vushtrrisë, të cilët udhëtojnë për rreth 6 kilometra për të shkuar në shkollën e fshatit fqinj, Studime e Epërme, që është paralele e shkollës “Ali Kelmendi” kanë ndërprerë mësimin që nga dita e hënë, raporton KTV.

Prindërit e tyre janë të irrituar me Komunën e Vushtrrisë, e cila ua ndaloi transportin këtyre nxënësve nga shtatori i këtij viti, transmeton Koha.net.

Nxënësit që ndjekin mësimin deri në klasën e pestë në atë shkollë dhe prindërit ankohen se për të arritur më shpejt në shkollë janë detyruar të kalojnë nëpër livadhe, gjë që shumë herë janë ndier të rrezikuar nga qentë endacakë.

Ata thonë se i janë drejtuar disa herë me kërkesa Komunës së Vushtrrisë për t’ua bërë një zgjidhje, megjithatë nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Drejtoresha e shkollës Kadrie Meniqi i ka kërkuar drejtorisë së Arsimit të kësaj komune që të bëjë zgjidhje për transport për këta nxënës.

Se a do t’ua kthejë komuna transportin këtyre nxënësve, Kohavisioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga zyrtarët.


Njëzet e katër nxënës të Sfaraqakut nga e hëna... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...