3 Nëntor 2016 - 16:31
Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arsim Haxhiu, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, drejtori i GIZ-it, Kai Hofman, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” Feim Salihu, përfaqësues të OJQ-së, "CE&AE" dhe përfaqësues të institucioneve.
Fillimisht janë vendosur shportat në sheshin "Fehmi Lladrovci", që këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe nxënësit e tri shkollave, pastaj janë vendosur kontejnerët në qendër të qytetit në kuadër të projektit për riiogranizimin e qendrës, si dhe është bërë zgjerimi i menaxhimit të mbeturinave në fshati Tërdec dhe do të vazhdojë me Arbërinë.
Më këtë rast, drejtori i GIZ-it, Kai Hofman, ka përgëzuar Komunën e Drenasit për angazhimin dhe përkrahjen e projektit për zgjerimin e menaxhimit të mbeturinave dhe riorganizimit të qendrës së qytetit, ndërsa ka theksuar se përkrahja e GIZ-it nuk do të mungojë edhe ne të ardhmen.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, ka bërë prezantimin e gjendjes aktuale në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Sot po ashtu është bërë pranim dorëzimi i automjetit i cili do të shërbejë për bartjen e mbeturinave, automjet i cili është blerë me participim nga Komuna e Drenasit, GIZ-i dhe kompania “Pastrimi”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...