Finalizimi i rrjetit të kanalizimit peng i buxhetit

3 Nëntor 2016 - 13:04      

Rreth 500 familje të fshatit Krojmir të Komunës së Lipjanit vazhdojnë të ballafaqohen me një varg telashesh me rrjetin e kanalizimit, i cili ka nisur të ndërtohet rreth 5 vjet më parë nga buxheti vetjak i Komunës në vlerë prej më shumë se 140 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, me ndërrimin e qeverisjes lokale në Lipjan ky projekt nuk ka vazhduar asnjëherë shkaku i mungesës buxhetore. Në këtë projekt është dashur të hapeshin 3 gropa septike për grumbullimin e fekaleve, mirëpo një gjë e tillë deri tashti nuk ka ndodhur, ndërkohë ujërat e zeza po kalojnë mbi parcela bujqësore dhe një pjesë e tyre mbi rrugën kryesore afër shkollës fillore. Banorët janë ankuar se jetesa e tyre është vështirësuar nga kundërmimi i fekaleve, derisa Komuna prej vitesh nuk po i shqyrton kërkesat e vazhdueshme zyrtare për finalizimin e projektit.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...