Komuna dhe KFOR-i italian koordinohen për trajtimin e qenve endacakë

3 Nëntor 2016 - 12:03      

Drejtues të Komunës së Pejës, komandanti i Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim të KFOR-it në Pejë, Giovanni Giagheddu, dhe përfaqësuesi i fondacionit zviceran “StrayCoCo” në Kosovë, Blendi Bejdoni, kanë zhvilluar të mërkurën në Pejë një takim, në të cilin është diskutuar çështja e numrit të madh të qenve endacakë që po shkaktojnë pasiguri te qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, e pas tij palët pjesëmarrëse në këtë takim nuk janë deklaruar për përmbajtjen dhe qëllimet e takimit. Për këtë takim paqeruajtësit e KFOR-it kanë lëshuar më vonë një komunikatë të përbashkët, në të cilën është thënë se në këtë takim është biseduar për definimin dhe koordinimin e masave për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...