Statusi i personave me aftësi të kufizuara, i kushtëzuar nga buxheti

3 Nëntor 2016 - 11:01      

Përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, të mërkurën, kanë pohuar se janë të angazhuar në drejtim të zbatimit të politikave më të mira për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kanë pranuar se në këtë rrafsh ka sfida të shumta, të cilat nuk po mund të kapërcehen për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore. Në tryezë, organizuar në Prizren nga misioni i OSBE-së, si një ndër problemet kryesore në këtë drejtim, është cekur edhe sigurimi i qasjes fizike për PAK-ët në objektet e institucioneve publike.

Ndërkohë aktivistë të shoqërisë civile nga Prizreni kanë kërkuar përkushtim më të madh nga zyrtarët lokalë dhe qendrorë për zbatimin e legjislacionit dhe politikave të miratuara për këtë kategori shoqërore. "Ne nuk kërkojmë lëmoshë. As keqardhje. Mjafton që t'i zbatoni ligjet, strategjitë, planet e veprimit të miratuara për PAK-ët", ka thënë Resmije Rahmani, aktiviste nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulore.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...