Prokuroria autorizon hetime për mësimdhënësit e pakualifikuar

3 Nëntor 2016 - 08:18      

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka autorizuar zyrtarët policorë që të hetojnë pretendimet për numrin e madh të mësimdhënësve të pakualifikuar në arsimin prizrenas, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Sylë Hoxha, ka konfirmuar autorizimin e hetimeve policore për të parë nëse ka ndonjë shkelje ligjore në këtë plan. “Kemi autorizuar njësitin përkatës për të nisur veprimet hetimore.

Tashti duhet të presim epilogun e hetimeve të policisë për të parë nëse ka apo jo elemente të veprave penale në këto raste”, ka theksuar Hoxha.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...