Kryetari i Ferizajt s’i bind banorët t’i shpronësojnë pronat për rrugë [video]

2 Nëntor 2016 - 19:26      

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është dashur që në përcjellje të policisë të përurojë nisjen e asfaltimit të rrugës 2-kilometërshe “Metush Krasniqi”, raporton KTV.

Kjo për faktin se një pjesë e banorëve tash e dy vite po e kundërshtojnë rregullimin e kësaj rruge, e cila kalon nëpër pronat e tyre.

Madje, këta banorë për të mos lejuar asfaltimin kanë vënë gurë në mes të rrugës, duke penguar kështu vazhdimin e punimeve.
Komuna tash është kujtuar që tokat duhet shpronësuar nëse do të nisë punën.

Pas këtyre negociatave mes kryetarit dhe banorëve të lagjes njëri prej tyre hoqi nga rruga gurët e vendosur.
Por, paralajmëron se nëse nuk i merret një pjesë e tokës edhe komshiut të tij përballë që është punëtor i komunës, do të ndalojë punimet.

Por, kryetari Svarqa nuk po arrin ta bindë një tjetër banor të lagjes, i cili është kategorikisht kundër.
Kryetari Svarqa fajtor i lë banorët, pasi, sipas tij, kur është nisur projekti ata janë pajtuar që të lëshojnë pronën, ndërsa tash po kërkojnë kompensim.


Kryetari i Ferizajt s’i bind banorët t’i... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...