LDK e Podujevës thotë se ia mori kryesinë AKR-së

2 Nëntor 2016 - 17:17      

Kryesia e Aleancës Kosova e Re- dega në Podujevë, në përbërjen e së cilës është edhe Bashkim Statovci, asambleist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal të Podujevës, sipas LDK-së së Podujevës, kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Ata i priti Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës, transmeton Koha.net.

“Ardhja juaj në LDK është dëshmia më e mirë se LDK-ja është subjekt politik serioz dhe se është partia më e madhe dhe më e organizuar në vend. Prej sot ju jeni pjesë e kësaj familjeje të madhe dhe do të jeni të barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë dhe në të gjitha proceset do të konsideroheni të tillë”, tha kryetari Veliu.

Ndërsa, ish-anëtarët e kryesisë së AKR-së në Podujevë thanë se vendimin për aderim në LDK e kanë marrë duke u konsultuar dhe në pajtim me strukturat e tyre partiake në teren, ngase të gjithë anëtarët e kryesisë kanë qenë edhe kryetarë të nëndegëve, kurse tre prej tyre edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të AKR-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...