2 Nëntor 2016 - 16:12
Fillimisht kryetari Bahtiri rikujtoi se me drejtuesit e Batalionit ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm dhe “besoj se këtë bashkëpunim do ta thellojmë akoma në interes të qytetarëve”. Ai shtoi se qytetarët e Mitrovicës janë krenarë që ky Batalion është i vendosur këtu dhe se qytetarët kanë respekt të thellë ndaj pjesëtarëve të FSK-së.
Në vazhdim kryetari Bahtiri e njoftoj nënkolonelin Cakaj dhe bashkëpunëtorët e tij për situatën e përgjithshme politike e të sigurisë në komunës, duke e vlerësuar atë si të konsoliduar dhe të qetë.
Komandanti i Batalionit të Tretë ët FSK-së, nënkolonel Syeljman Cakaj, tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, ku situata ka ndryshuar dhe po ndryshon për të mirë për çdo ditë.
Nënkolonel Cakaj falënderoi kryetarin e komunës dhe institucionet e tjera të pushtetit lokal për bashkëpunimin me FSK-së dhe mbështetjen që kanë dhënë sa herë që është kërkuar.
“Gjatë verës kemi pasur ushtrimin fushor që ishte shumë i suksesshëm, me ç’rast komuna ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Ne jemi këtu për të qenë në shërbim të qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike dhe prandaj jemi të gatshëm në çdo kohë që të japim çdo gjë për këtë qëllim”, tha ndër të tjera nënkolonel Cakaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...