Vehapi vizitoi punimet në kubëzimin e rrugës “Almir Thaqi” në fshatin Xërxe

2 Nëntor 2016 - 15:09      

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar punimet në projektin që ka të bëjë me kubëzimin e rrugës “Almir Thaqi”, në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit dhe ka biseduar me banorët e kësaj rruge për projektin i cili është duke u realizuar.

Gjatë takimit me banorët, kryetari u tha atyre se “në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që të kemi projekte të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, pasi që e dimë se si ka qenë kjo rrugë dhe se si do të bëhet pas tubëzimit”.

Banorët falënderuan kryetarin Vehapi për vizitën dhe për fillimin e punimeve për kubëzimin e rrugës, rrugë kjo siç thanë ata, e një rëndësie të madhe për të gjithë banorët, pasi që rruga ka qenë vështir e kalueshme sidomos gjatë dimrit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...