Foto: Koha / ilustrim

Drenasi kërkon sqarime nga KEDS-i për ndërprerjet e shpeshta të rrymës

2 Nëntor 2016 - 14:11      

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arsim Haxhiu, drejtori i Urbanizmit, Betim Berisha dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike, kanë pritur në takim përfaqësuesit e KEDS-it dhe kanë diskutuar për problemet dhe ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike që po behën në Kosovë, veçanërisht në Komunën e Drenasit.

Pas shqetësimeve të shumta nga ana e bizneseve dhe qytetarëve, nënkryetari Haxhiu ka kërkuar sqarime për reduktimet që janë duke ndodhur tash e disa muaj në Komunën e Drenasit nga ana e KEDS-it.

Këta të fundit janë arsyetuar se “reduktimet që janë duke ndodhur janë pasojë e projekteve që janë duke u punuar në rrjetin e energjisë elektrike në terë territorin e Republikës së Kosovës”.

Mirëpo, Haxhiu ka kërkuar nga KEDS-i që kjo dukuri të përmirësohet, pasi që reduktimet që po ndodhin janë në dëm të qytetarëve, e sidomos të bizneseve.

Ndërsa përfaqësues të KEDS-it kanë premtuar se gjatë sezonit të dimrit nuk do të këtë reduktime dhe se sezoni i implementimit të projektit për përmirësimin dhe rregullimin e rrjetit është afër përfundimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...