
2 Nëntor 2016 - 11:07
Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit, për fillimin e mbjelljes së grurit ka thënë se sipas informatave që posedon DBPZHR, të marra nga fermerët, mbjelljet e grurit për këtë vit janë duke u kryer me vonesë, “dhe atë kryesisht për arsye të reshjeve atmosferike të cilat kanë mbretëruar gjatë muajit të fundit”.
Fetoshi shprehet se “deri më tani, në Komunën e Rahovecit janë mbjellë rreth 15% të sipërfaqeve të planifikuara për mbjellje me grurë”.
“Afati optimal për këto mbjellje është në përfundim dhe rekomandohen fermerët që të rrisin sasinë e farës për njësi të sipërfaqes gjatë procesit të mbjelljes së grurit”, ka thënë Fetoshi.
Ai theksoi se subjektet afariste që tregtojnë farëra dhe plehrat, kanë sasi të mjaftueshme në depot e tyre, çmimet e tyre këtë vit janë për rreth 10% më të lira në raport me vitin e kaluar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...