
2 Nëntor 2016 - 11:29
Ky objekt që financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është i dedikuar për shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë.
Tash për tash në mungesë të hapësirës, nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” mësojnë në të njëjtin objekt me nxënësit e shkollës serbe dhe të Shkollës së Mesme Teknike, shkruan sot “Koha Ditore”. Drejtori i kësaj shkolle, Sabri Xhigoli, ankohet se në mungesë të hapësirës shpesh nxënësit duhet të ulen nga tre në një bankë.
“Ky objekt shkollor ka filluar të ndërtohet në pranverën e vitit 2010, ndërsa ishte dedikuar për shkollën fillore të mesme të ulët ‘Daut Bogujevci’ në Fushë-Kosovë. Zotimet kanë qenë që ky objekt të përfundojë brenda një viti, gjë që s’ka ndodhur. Unë vlerësoj që nja 70 për qind e punëve janë kryer”, ka thënë Sabri Xhigoli.
Sipas tij, sa herë që e kanë kontaktuar punëkryesin se kur do të jetë gati, këta të fundit vazhdimisht u kanë thënë se do të përfundojë për shtator.
“Kështu na kanë thanë qe 6 vjet. E tash na kanë thanë për shtatorin e 2017-s”,ka theksuar drejtori i shkollës “Daut Bogujevci”.
Drejtori për Arsim në Komunën e Fushë-Kosovës, Islam Shabani, sqaron se “Tri shkolla mësojnë aty. Në atë shkollë mëson shkolla fillore në gjuhën shqipe, shkolla fillore në gjuhën serbe paradite, dhe shkolla fillore pasdite një pjesë dhe shkolla e mesme. Do të thotë 3 shkolla mësojnë në atë objekt dhe jemi shumë të ngarkuar. Fati që paralelet nuk janë të mëdha aty, nuk shkon numri i nxënësve mbi 32”.
Problemi, sipas drejtorit Shabani, është se aty shkolla gjatë tërë ditës është shumë e ngarkuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...