Studiohet fizibiliteti për një projekt turistik në zonën e Nerodimes dhe të Jezercit

2 Nëntor 2016 - 10:50      

Ferizaj, 2 nëntor – Komuna e Ferizajt, më saktë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka alokuar 10 mijë euro për nisjen e procedurave të fizibilitetit për realizimin e një projekti për turizëm në zonën e Nerodimes dhe të Jezercit.

Ky projekt pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm në një sipërfaqe prej 17 hektarësh, mirëpo qytetarët dhe opozita janë skeptikë se Komuna do të mundë ta realizojë një projekt të tillë, derisa një varg projektesh të tjera po zvarriten nëpër lokalitete të ndryshme të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, opozita ka sugjeruar se këto projekte duhet të realizohen në një periudhë afatgjatë në mënyrë që Komuna të ketë kujdes se si të shpenzohet paraja publike.

Shemsedin Sojeva, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë është kontraktuar një kompani në vlerë prej 10 mijë eurosh për procesin e fizibilitetit të zonës së Nerodimes dhe të Jezercit si një vend turizmi me qëllim të jetësimit të një projekti, i cili synon zhvillimin e kapaciteteve turistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...