
2 Nëntor 2016 - 10:22
Sipas tyre, kjo hapësirë ka kohë që nuk menaxhohet. Mbeturina ka gjithandej, ndërkohë që brengë është bërë edhe çështja e sigurisë gjatë orëve të mbrëmjes.
“Parku i Qytetit aktualisht nuk i ngjason parkut, por më shumë një vendi të braktisur, ku pothuajse në çdo cep ka mbeturina”, ka thënë Ardian Hoxha, që shpeshherë kalon afër kësaj hapësire, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për gjendjen aktuale të Parkut të Qytetit ka alarmuar edhe këshilltarja e LDK-së, Mybera Mustafa, që ka kërkuar sqarime me shkrim nga ekzekutivi lokal.
Në anën tjetër, shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka pohuar se pritet përzgjedhja e fituesit të tenderit për shfrytëzimin e kësaj hapësire, në mënyrë që të ngrihet niveli i mirëmbajtjes. “Komuna e Prizreni para 3 apo 4 muajve ka hapur një politikë tenderuese për menaxhimin e Parkut, madje kjo ka kaluar edhe në KK, ku është diskutuar për dhënien për 10 apo 15 vjet në shfrytëzim të një kompanie”, ka shpjeguar Berisha, teksa ka shprehur bindjen se plani është që politikat tenderuese të përfundojnë brenda këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...