Foto: Koha

Politizimi stërzgjat procesin e emërtimit të rrugëve në fshatrat e Pejës

2 Nëntor 2016 - 08:53      

Pejë, 2 nëntor – Megjithëse lista me rrugët e emërtuara është miratuar para një viti e gjysmë në Kuvendin Komunal, procesi për emërtimin e rrugëve në fshatrat e Komunës së Pejës sërish është aktualizuar këtë javë, për shkak të ankesave të paraqitura pas afatit të caktuar kohor për ankesa zyrtare.

Kuvendi Komunal ka miratuar në prill të vitit të kaluar listën me mbi një mijë rrugë të emërtuara, kryesisht për rrugët në vendbanimet rurale, që deri atëherë nuk kanë qenë të emërtuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas miratimit të listës është pritur që nëpër fshatra të vendosen tabelat e rrugëve të emërtuara, por për shkak të mosshqyrtimit me kohë të këtyre ankesave është bllokuar edhe procesi i vendosjes së tabelave nëpër rrugët e emërtuara.

Kjo vonesë ka ndikuar edhe në mospërfundimin e futjes së rrugëve të emërtuara në sistemin e unifikimit të adresave, në të cilin deri tash nuk janë përfshirë as gjysma e rrugëve.

Emërtimi i rrugëve është njëri ndër kriteret për integrime evropiane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...