Një familje në nevojë e Drenasit bëhet me shtëpi të re

1 Nëntor 2016 - 15:52      

Familja e kryefamiljares Fatbardha Morina - 4 anëtarshe nga Fushtica e Ulët është bërë me shtëpi të re, falë donacionit të FC Kosova-Schongu me bashkatdhetar të tjerë nga Gjermania.

Familja Morina fillimisht kishte bërë kërkesë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Drenasit për ndërtimin e shtëpisë, pasi që jetonin në kushte të vështira të banimit, transmeton Koha.net.

Drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala, në pamundësi buxhetore, kërkesën e kësaj familje dhe familjeve të tjera e ka prezantuar tek donatorët FC Kosova-Schongu (organizatorët: Milazim Tahiri, Hafir Elshani, Sabit Hajdari dhe Elez Dedushaj) dhe këta të fundit kishin përzgjedhur familjen Morina që të bëjnë me kulm mbi kokë.

Drejtori Shala, ne emër të Komunës u ka dhënë mirënjohje donatorëve për ndërtimin e kësaj shtëpie, ndërsa Hafir Elshani, kryetar i FC Kosova-Schongu, ka thënë se ndihen të lehtësuar që kanë arritur ta bëjnë me kulëm mbi kokë një familje në kohën e dimrit. Ai ka falënderuar bashkatdhetarët të cilët kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj shtëpie, gjithashtu vëllezërit Nika për mobilimin e shtëpisë dhe Team Albania-Xhemail Bytyçi për hapjen e pusit dhe ndihma tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...