1 Nëntor 2016 - 15:37
Kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka vizituar disa lokalitete ku janë duke u asfaltuar rrugët, transmeton Koha.net. Duke folur për rrugët që po asfaltohen aktualisht në qytet dhe fshatra, ai tha se me realizimin e këtyre projekteve po plotësohet edhe zotimi i bërë për kompletimin e infrastrukturës rrugore, gjë që mundëson qarkullimin dhe lëvizjen më të mirë qytetarëve.
Edhe banorët e fshatrave, ku po asfaltohen rrugët falënderuan Komunën për investimet, duke i vlerësuar si projekte shumë të rëndësishme në përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre.
Aktualisht janë asfaltuar dhe janë në fazën e asfaltimit disa rrugë dhe rrugica në lagje të qytetit dhe në fshatrat përreth, si: Shtedim-Livadicë, Bradash, Majac, Batllavë-Dyz, Merdar, Gllamnik, Dobërdol, Sfeçël, Podujevë-Livadicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...