1 Nëntor 2016 - 14:53
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, ka inspektuar punët që janë duke u bërë në disa lagje e paralagje të qytetit dhe në lagjen e minatorëve “Tuneli i Parë”, transmeton Koha.net.
“Bahtiri ka kërkuar nga punë kryesit që t’u përmbahen kontratave të nënshkruara në të gjitha aspektet, që cilësia e punimeve të jetë në nivelin e duhur dhe sidomos që të respektohen afatet për përfundimin e punimeve”, thuhet në komunikatë.
“Inspektuan punimet edhe në ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimit atmosferik dhe atij fekale në disa rrugë të Zhabarit, në një gjatësi prej mbi 1.800 metra, gjerësi prej pesë metrash dhe dy shtresa asfalti me trashësi prej 12 centimetrash. Vlera e këtij projekti arrin shumën prej 287.892 euro, që është një bashkëfinancim i komunës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet më tutje.
Në vazhdim drejtuesit komunal vizituan disa rrugë që janë duke u kubëzuar në Zhabar, Shipol, Vaganicë dhe Ura e Gjakut, vlera e të cilave kap shumën prej mbi 50.000 euro. Këto rrugë ndërtohen falë bashkëfinancimit të komunës dhe participimit të qytetarëve, të cilët sigurojnë prej 20 deri në 40 për qind të mjeteve të projektit, varësisht prej gjendjes së tyre materiale.
Kurse u inspektuan edhe punimet e ndërtimit, përkatësisht asfaltimi i rrugës në Tunelin e Parë. Vlera e projektit është rreth 80.000 euro, para të siguruara nga komuna dhe participimi simbolik i banorëve të këtushëm, pasi që ata kanë gjendje të vështirë ekonomike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...