Gjykata e tenderëve çon në rivlerësim tenderin e projektit të ujësjellësit në Dragash

1 Nëntor 2016 - 11:15      

Dragash, 31 tetor – Organi Shqyrtues i Prokurimit ka urdhëruar Komunën e Dragashit që ta kthejë sërish në rivlerësim tenderin për vazhdimin e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytezë.

OSHP-ja ka marrë vendimin që të anulohet dhënia e kësaj kontrate për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit për prokurimin publik (LPP), shkruan sot “Koha Ditore”.

OSHP-ja për këtë lëndë ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të analizuar vlefshmërinë e pretendimeve të palës ankuese. Eksperti shqyrtues përmes një raporti ka vlerësuar se Komuna e Dragashit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së dhe ka rekomanduar panelin shqyrtues që ta anulojë vendimin e Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës, duke propozuar tutje që ky aktivitet i prokurimit të ri-vlerësohet, ndërsa ankesa të aprovohet si e bazuar.

Tenderi për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në Dragash qe kthyer në rivlerësim edhe në muajin shtator të këtij viti, ku po ashtu ishte miratuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Puna shpk & K-Ing shpk” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...