Foto: Koha / Ilustrim

Universiteti publik në Pejë pa ngrohje

1 Nëntor 2016 - 10:20      

Pejë, 1 nëntor – Sallat e mësimit në universitetin publik të Pejës, “Haxhi Zeka” ende janë pa ngrohje. Që nga java e kaluar studentët kanë nisur të ankohen për ambientet e ftohta në të gjitha objektet e fakulteteve ekzistuese në këtë universitet.

Studentët tregojnë se po kanë vështirësi të koncentrohen në ligjërata për shkak të ftohtit në sallat e mësimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jo vetëm na studentët, por edhe vetë profesorët po ankohen që nuk ka ngrohje. Vështirë është bërë të koncentrohesh në ligjërata nga të ftohtët”, ankohen disa studentë të këtij universiteti. Ankesat e tyre deri tashti nuk janë “dëgjuar” nga drejtuesit e UP “Haxhi Zeka”. Madje në universitet thonë se deri tashti ende nuk kanë pasur asnjë ankesë nga studentët.

Afrim Selimaj, prorektor i Financave, buxhetit dhe infrastrukturës në universitetin “Haxhi Zeka”, pohon se këto ditë ka biseduar me dekanë të fakulteteve se mos ka pasur ndonjë ankesë për ngrohje, që ende nuk është lëshuar. Selimaj mohon se universiteti ende nuk është furnizuar me derivate për ngrohje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...