
1 Nëntor 2016 - 09:51
Iniciues për miratimin e këtij vendimi ka qenë grupi i këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, të cilët kishin kërkuar kushtëzimin e regjistrimit të automjeteve me pagesën e borxheve të mbeturinave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga Drejtoria për Shërbime Publike kësaj kërkese i është shtuar edhe lista me pesë kushtëzime të tjera, me të cilat do të përballen qytetarët deçanas sa herë të shkojnë për ndonjë dokument në komunë.
Nëse duan nga Komuna shërbime të Kadastrës, Urbanizmit, Shërbimeve Publike, Financave dhe nga Zyra e Prokurimit, qytetarët duhet ta kenë me vete dëshminë për pagesën e borxhit dhe të faturave për mbeturina.
Ndërsa kushtëzimi për regjistrimin e automjeteve aktualisht ka mbetur pezull, pasi Komuna duhet të presë njëherë mendimin e nivelit qendror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...