Foto: Ilustrim

VV në Obiliq e cilëson simbolik buxhetin për shëndetësi të 2017-s

1 Nëntor 2016 - 08:50      

Obiliq, 1 nëntor – Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq e kanë cilësuar qesharak buxhetin e ndarë për shëndetësi e mjedis për vitin 2017.

Nëpërmjet një komunikate, Qendra e LVV-së në këtë komunë thotë se ky buxhet nuk është planifikuar në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në Kuvendin Komunal të Kastriotit u aprovua draftbuxheti për 2017, i cili nuk është se u planifikua në bazë të kërkesave të qytetarëve, por u pa qartë se qëllimi ishte më shumë për përfitimin e pikëve politike e jo thjesht investime aty ku qytetarët vërtet kishin nevojë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

LVV-ja e konsideron si të dëmshme qasjen në planifikimin dhe alokimin e parasë publike, e cila, sipas zyrtarëve të saj, nuk do duhej të ndahej në bazë të tekeve partiake, por do të duhej të merreshin parasysh edhe propozimet e opozitës të cilat ndërlidhen ngushtë edhe me nevojat e qytetarëve.

“Edhe pse buxheti për 2017 kishte një ngritje prej gjysmë milioni euro për dallim me vitin paraprak, prapë mbeten shumë pak para për investime kapitale. Në 13 fshatra zero investime, ndërsa shuma simbolike janë ndarë për ndotjen e ambientit, për shëndetësinë, arsimin, të cilat janë brengat më të mëdha në këtë komunë”, kanë thënë nëpërmjet kësaj komunikate zyrtarët e LVV-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...