Lumi “Trepça” është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave [video]

31 Tetor 2016 - 20:30      

Dikush e pastron, e dikush sërish e kthen në gjendjen e mëparshme.

Nuk ka as një javë që kur lumi “Trepça” në hyrje të Mitrovicës u pastrua tërësisht, raporton KTV. Por, ky lumë sërish është kthyer në gjendje të mjerueshme nga hedhja e mbeturinave të shumta nga qytetarë aspak të përngjeshëm.

Kjo gjendje e krijuar po i rrezikon banorët e tjerë të cilët jetojnë krejt afër nga rrjedh ky lumë.

Ankohen se askush nuk po ndërmerr asgjë në zgjidhjen e këtij problemi.

Hedhja e mbeturinave këtu po i pengon edhe studentët të cilët ndjekin studimet në Universitetin e Mitrovicës.

Banorë të cilët jetojnë afër lumit, po ankohen edhe për mungesë kontejnerësh.

Komuna fajin e hedh te banorët e jo te kompania rajonale për pastrim “Uniteti”.
Sipas zyrtarëve të saj, Komuna, bashkë me kompaninë, u kanë ofruar kontejnerë të nevojshëm këtyre banorëve, por janë vetë qytetarët ata të cilët më lehtë e kanë të drejtohen te lumi për t’i hedhur mbeturinat, sesa në kontejnerë.

Por, i indinjuar me mosveprimin e Komunës në dhënien e dënimeve për banorët e pandërgjegjshëm, të cilët nuk duan të lidhin marrëveshje me kompaninë për pastrim, është drejtuesi i iniciativës ‘Ta pastrojmë Kosovën’.

Kjo lëvizje thotë se Inspektorati i Komunës përveç se mund të dënojë banorët me gjoba, mund edhe të nxjerrë ndonjë udhëzim administrativ për t’i mbrojtur mjediset e tilla.


Lumi “Trepça” është kthyer në vend për hedhjen... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...