
31 Tetor 2016 - 19:27
Sidoqoftë, me këngë patriotike dhe mbishkrime në mbrojtje të luftës, qytetarët e Drenasit kanë protestuar kundër konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit për pjesëtarët e grupit “Drenica 2”, raporton KTV.
Nexhat Demaku mori përkrahjen e ish-vartësve të tij të Kuvendit Komunal të Drenasit.
Xhemë Binaku, duke folur në emër të punëtorëve të Kuvendit Komunal, tha se ata u dënuan pa asnjë bazë ligjore dhe vendimi i Apelit ishte diskriminues.
Ndërsa Enver Hajdari, kryetar i veteranëve të Drenasit, ka thënë se “kjo është revolta jonë dhe ne nuk pranojmë të barazohemi me kriminelin”.
Ai, duke i cilësuar gjykimet rreth luftës të ndikuara nga Beogradi, ka paralajmëruar se do të mbrohen vlerat e luftës edhe me luftë nëse është nevoja.
Qytetarët e Drenasit kanë kërkuar që protestat të mos ndalen deri në hedhjen poshtë të të gjitha akuzave për luftëtarët e UÇK-së.
Javën që shkoi, Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim, është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...