31 Tetor 2016 - 21:45
Për më tepër, trafoja në të cilën janë të kyçur disa banorë përreth është e ngjitur me murin e spitalit, përkatësisht me dhomat ku mbahen bombolat e oksigjenit, duke e rritur rrezikun e shpërthimit të ndonjë zjarri, raporton KTV.
Drejtori i këtij spitali thotë se që nga viti 2014, disa herë kishte kërkuar nga KEDS-i që ta zhvendoste trafon, e cila nuk kishte të bënte fare me spitalin, por që kërkesat e tij nuk u morën parasysh.
E, një raport i inxhinierit të këtij spitali tregon se ekziston rrezik që transformatori të kaplohet nga zjarri gjë që do të paraqiste rrezik potencial për spitalin.
Raporti thekson se nuk ka mbrojtje adekuate nga zjarri në hapësirën ku gjendet transformatori.
Ngjitur me transformatorin gjendet dhoma e vjetër e furnizimit me gaz medicinal, që në rast të zjarrit apo të ndonjë eksplodimi eventual do të ishte fatal për personelin dhe objektin në tërësi.
E, për shkak të gjithë këtij rreziku, drejtori i spitalit paralajmëron se do ta ndërpresë punën e spitalit deri në zgjidhjen e situatës.
Mirëpo, zyrtarët e KEDS-it mohojnë se kjo trafo paraqet rrezik për spitalin.
Megjithatë, Buzhala ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të dërgojnë një ekip për të parë gjendjen e trafostacionit të vendosur në oborrin e spitalit të Vushtrrisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Trafoja ngjitur me dhomën e oksigjenit rrezikon... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...