31 Tetor 2016 - 15:28
Lauka u shpall “Qytetar nderi i Deçanit” për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe lirinë e Kosovës në veçanti.
Me dorëzimin e titullit ish-ambasadori Lauka tha se me këtë rast ndjehet shumë i nderuar dhe tejet i privilegjuar që u shpall qytetar nderi i kësaj komune që sipas tij ka dhënë shumë për shqiptarët.
Ai tha që është falënderues i gjithë asambleistëve të Kuvendit të Deçanit që kanë votuar pro që ai të shpallet “Qytetar nderi”.
Dorëzimi i titullit “Qytetar nderi” tek ish-ambasadori Islam Lauka, u bë në një ceremoni solemne të organizuar në Sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Në këtë ceremoni pranishëm ishte edhe kryetari i komunës në fjalë Rasim Selmanaj, i cili tha se kontributi i dhënë për çështjen shqiptare nga Islam Lauka sidomos për atë të Kosovës, është shumë i veçantë dhe për këtë arsye ai ka merituar që të shpallet qytetar nderi i Deçanit, ka njoftuar kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj përmes rrjetit social Facebook.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...