Trotuari dëmtohet ende pa u përfunduar punimet

31 Tetor 2016 - 12:37      

Kryesia e fshatit Velekincë ka drejtuar kritika ndaj punëkryesit të ndërtimit të trotuarit në këtë fshat. Punimet, sipas Kryesisë, nuk janë mbikëqyrur nga askush.

Bajram Tërstena, kryetar i këshillit të fshatit Velekincë, ka thënë se ky projekt ka pësuar dëmtime serioze, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Më ka interesuar me ditë se kush është ai mbikëqyrësi, sepse kanë ankesa të madhe banorët. Mirëpo këta e kanë ndërprerë punën dhe ende pa përfunduar punimet pjesa tjetër është duke u dëmtuar. Ende pa e kryer punën kubëzat janë larguar nga njëra-tjetra, sepse nuk e kanë bërë as nivelimin e duhur. Këta të komunës thonë se puna nuk do të pranohet nëse nuk është mirë shkon një kohë dhe ata e pranojnë atë punë. Ne nuk po dimë se kujt t’i drejtohemi dhe askush nuk ka qenë. Duhet të shikohet edhe njëherë kjo gjendje para se të përfundojë puna”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...