Foto: Koha

Dy objekte të reja shkollore, peng i mosdefinimit të pronës

31 Tetor 2016 - 10:15      

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, sivjet ka hequr dorë nga planet për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja shkollore në fshatrat Landovicë dhe Mazrrek.

Sipas arsyetimit të zyrtarëve, një gjë e tillë ndodh për shkak të mosdefinimit të pronës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por këshilltarët e Kuvendit të Komunës konsiderojnë se për të dyja objektet pronat janë të definuara dhe se problemi kryesor qëndron te shuma shumë e ulët e mjeteve të planifikuara për këto projekte kapitale.

Mirëpo tashmë Ekzekutivit komunal ka paralajmëruar se mjetet e planifikuara nga granti qeveritar do të shkojnë në suficit, për të dyja projektet.

“Duhet cekur se projektet e shkollave në Landovicë dhe Mazrrek mbesin të pafilluara për shkak të mosdefinimit të pronës dhe vlera prej 150 mijë eurove mund të shkojë në suficit, mjete këto nga granti”, shkruan në pasqyrën e të dalave të buxhetit të arsimit të Prizrenit, për periudhën janar-shtator 2016.

Në të njëjtin paragraf sqarohet se DKA-ja ka pasur probleme objektive dhe subjektive sa i përket zbatimit të projekteve kapitale, “kështu që një pjesë e tyre nuk mund të realizohen këtë vit dhe mbeten për vitet vijuese”.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...