30 Tetor 2016 - 19:10
Që nga e shtuna mbrëma në këtë qytet është larguar edhe barrikada e fundit, e cila pengonte qarkullimin e lirë të qytetarëve, raporton KTV.
E vendosur 5 vjet më parë, pas trazirave të shkaktuara në veri, barrikada është larguar nga vetë serbët lokalë të veriut.
Përmes buldozerëve dhe mekanizmave të tjerë , ata e larguan bllokadën e cila gjendej në afërsi të shkollës teknike në veri të Mitrovicës.
E, ky gjest si duket frymëzoi edhe banorët shqiptarë të lagjes së Boshnjakëve të cilët të dielën në mëngjes larguan sheshin “Adem Jasharin”, të vendosur në vitin 2014 në shenjë proteste kundër emërimit të sheshit “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
E, ata të cilat gjithë këto vite jetuan me barrikada përreth tyre po shpresojnë se fqinjët e tyre serbë e kuptuan se nuk mund të ketë normalizim në mes tyre me bllokada.
Për kryetarin e Mitrovicës së Jugut largimi i barrikadës së fundit tregon se qyteti pas 16 vjetësh po bashkohet.
Ndërsa, asamblistët e veriut thonë se që të dy komunitetet po shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve .
Pengesa e vetme për qarkullim nga veriu në jug dhe anasjelltas për tashti mbetet ura kryesore mbi lumin Ibër, në të cilën janë duke u kryer punimet për rivitalizimin e saj.
Megjithatë, është paralajmëruar se në janar të vitit të ardhshëm edhe kjo pjesë do të hapet tërësisht për qarkullim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...