Filluan punimet në rindërtimin e sheshit “Aziz Zhilivoda” në Obiliq

30 Tetor 2016 - 13:57      

Kanë filluar punimet në rindërtimin e sheshit “Aziz Zhilivoda” në komunën e Obiliqit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky shesh i cili është ndërtuar vite më parë, në masë të madhe kishte filluar të dëmtohej si rrjedhojë e pakujdesisë së qytetarëve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se arkitektura me të cilën do të ndërtohet ky shesh është bashkëkohore, do të krijohet hapësirë ndër të tjera edhe për aktivitete kulturore dhe do të ndërrojë në masë të madhe pamjen e qytetit.

“Kufizimet aktuale buxhetore, komunës po i imponojnë një qasje të tillë të pjesshme në trajtimin e hapësirave publike, mirëpo do të vazhdohet që nëpër faza paralelisht me infrastrukturën rrugore, të ndërtohen edhe hapësira të tilla publike”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...