Sërish protestë në Vragoli kundër aksidenteve, bllokohet magjistralja Prishtinë-Pejë

30 Tetor 2016 - 12:59      

Banorët e fshatit Vragoli për të dytën herë në pak ditë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë, në shenjë proteste për dy viktimat që janë shkaktuar në këtë pjesë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ata po kërkojnë që të merren masa për parandalimin e aksidenteve tjera, duke pamundësuar shpejtësinë me të cilën kalojnë automjetet në këtë fshat, vendosjen e sa më shumë shenjave të komunikacionit, vendosjen e semaforëve, si dhe lidhjet më magjistrale të kenë gjatësi më të mëdha, raporton KP.

Banorët paralajmërojnë se do ta bllokojnë këtë rrugë çdo javë, deri në marrjen e këtyre masave.

Kolona e automjeteve në këto rrugë është e gjatë mbi 2 kilometra. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dal edhe një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...