Këshilltarët cilësuan të dhënat e raportit paralajmërim të suficitit buxhetor

29 Tetor 2016 - 10:32      

Raporti për realizimin e buxhetit komunal në periudhën janar-shtator 2016 ka shërbyer si shkas për këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që të kritikonin punën e Ekzekutivit lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarë nga opozita, por edhe koalicioni qeverisës kanë shprehur brengën se të dhënat në raport paralajmërojnë suficit të mjeteve nga granti qeveritar, gjë që sipas tyre do të pamundësojë realizimin e një numri projektesh të premtuara para qytetarëve të vendbanimeve të ndryshme të Prizrenit.

Në seancën e rregullt të KK-së, drejtori i Financave, Ertan Simitçi, duke prezantuar raportin ka bërë të ditur se “shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 4,6 milionë euro ose 49 për qind e shumës së planifikuar prej 9,48 milionë eurove”.

Ai ka pohuar se në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar të hyrat vetjake janë arkëtuar në shumë prej 3,87 milionë euro apo 47 për qind e shumës së planifikuar prej 8,27 milionë eurove. “Realizimi i të hyrave vetjake sivjet është për 19 për qind më i lartë se realizimi në vitin paraprak”, ka thënë ai.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...