29 Tetor 2016 - 08:48
Po thuajse në shumicën e shkollave nëpër klasat e para mungojnë nga 3 deri në 7 tekste shkollore të abetares që duhet të furnizohen nga MASHT-i pa pagesë.
Zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë thënë se me mungesë abetaresh janë përballur më së shumti shkolla fillore “Dy dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe, pastaj SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë dhe SHFMU “Skënderbeu” në Kraishtë.
Kjo vonesë e furnizimit të teksteve ka nxitur reagimet e prindërve dhe të mësimdhënësve duke kritikuar komunën dhe MASHT-in për neglizhencë. Mehmet Bytyçi banor nga fshati Dobrajë është ankuar se disa nxënës të klasave të para në shkollën fillore “Dy dëshmorët” në këtë fshat prej rreth 2 muaj po mësojnë pa abetare që duhet të shpërndaheshin falas nga MASHT-i e Komuna.
Sipas tij, për këtë çështje prindërit janë ankuar disa herë te udhëheqësit e shkollës por edhe në komunë, mirëpo nuk janë marrë parasysh.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...