Mbështeten fermerët e Deçanit

28 Tetor 2016 - 15:27      

Fermerët e Deçanit nëpër vite janë mbështetur me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kjo mbështetje do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të rritet.

Kështu tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Me këtë rast, ai e njoftoi kryetarin më hollësisht lidhur me përkrahjen e MBPZHR-së në kuadër të masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe me ecurinë e implementimit të këtij programi deri më tani, ku në kuadër të të cilit ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët kanë traditë në disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin edhe me disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm, me ç’rast ai tregoi se mbështetja do të rritet në vazhdimësi për fermerët anë e mbanë vendit. Ai inkurajoi kryetarin Selmanaj që komuna të shtojë investimet në bujqësi, duke shtuar kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja pune.

Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e falënderoi ministrin për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor, si dhe e njoftoi për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë. Ai shprehu shqetësimin për mungesën e kapaciteteve të ujitjes në këtë komunë, për çka tha se do të punohet në të ardhmen bashkërish

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...