Filloi asfaltimi i rrugëve në Dragobil të Malishevës

28 Tetor 2016 - 14:16      

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot ka filluar edhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Dragobil.

Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se janë rregulluar dhe po asfaltohen të gjitha rrugët brenda fshatit, dhe “ si Drejtori, janë drejt përfundimit të të gjitha projekteve të infrastrukturës në Komunën e Malishevës, të parapara për këtë vit”.

Kryetari i fshatit Dragobil, Salih Paçarizi, në emër të fshatit e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj për asfaltimin e rrugëve.

Ditë më parë, në Dragobil ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit, në afërsi të shkollës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...