“Klina nuk konsulton qytetarët rreth investimeve kapitale”

28 Tetor 2016 - 11:15      

OJQ KOHA, në kuadër të projektit “Politika publike me pjesëmarrje aktive të publikut” të financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian, ka filluar monitorimin e komunikimit të organeve lokale me publikun.

Kjo OJQ, përmes një kumtese, shpreh shqetësimin e saj që, përkundër vërejtjeve, Komuna realizon projekte të mëdha pa komunikuar me publikun. Shembull i tillë është ndërtimi i sheshit në Klinë, që buxhetit të varfër të Komunës do t’i kushtojë rreth 1.5 milion euro. Qytetarët e Klinës ende nuk e kanë idenë se si do të duket në të ardhmen ky shesh. Realizimi i këtij projekti ka bllokuar qendrën e qytetit dhe ka shkaktuar vështirësi të qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët dytësore të qytetit.

Komuna e Klinës, edhe pse ka vënë në diskutim në Kuvendin e Komunës ndërrimin e lokacionit të Shkollës Fillore ‘’Ismet Rraci’’, asnjëherë nuk ka komunikuar me publikun apo grupe të përfshira drejtpërdrejtë në proces këtë ndërrim lokacioni. Po ashtu publiku ende nuk ka informata se kur kanë filluar procedurat e prokurimit, tenderimit dhe kur parashihet rrënimi i objektit të vjetër të kësaj shkolle dhe çfarë parashihet të bëhet me hapësirën aktuale.

Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti do të ishte diskutimi me publikun dhe pajtueshmëria e përcaktimit të parcelës se ku do të ndërtohet shkolla, gjegjësisht a do të mbetet lokacioni i vjetër i shkollës si vend ndërtimi apo ndërtimi i objektit të ri shkollor do të bëhet në ndonjë parcelë tjetër, thotë ndër të tjera kumtesa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...